Lajme

Rritja e rasteve me koronavirus nuk iu bënë përshtypje qytetarëve në Prishtinë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 06 July 2020

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus, qytetarëve në Kosovë si duket nuk është duke iu bërë shumë përshtypje.

Ndonëse në Prishtinë numri i të infektuarave është më i larti, qytetarët nuk janë duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Pa asnjë rregull një numër i madh i njerëzve janë tubuar para Ministrisë së Punëve të Brendshme.

-Advertisement-

Në bazë të fotografive që ka siguruar, Gazeta Infokus, pa maska, pa dorëza e pa distanca janë grumbulluar para këtij institucioni.
Më poshtë Gazeta Infokus ju sjellë fotografi nga vendi i ngjarjes

Kujtojmë që vetëm të dielën janë raportuar se janë infektuar 152 persona ndërsa kanë vdekur 9 të tjerë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera