Lajme

Rritja e rasteve me koronavirus, Vitia tregon nëse do të heq dorë nga fushata parazgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 31 August 2021

Arben Vitia ka thënë se për aq kohë sa do të jetë ministër i Shëndetësisë nuk do të bëjë fushatë për Komunën Prishtinës. Këtë zotim ai e ka bërë në një konferencë për media, shkruan Gazeta Infokus.

“Unë s’kam folur e as s’kam postuar asnjëherë për garën time si kryetar i Kryeqytetit. Në asnjë moment unë s’kam bërë asnjë sekondë fushatë siç jeni edhe ju dëshmitarë dhe i gjithë koncentrimi im është vetëm Ministria e Shëndetësisë dhe luftimi i pandemisë. Po përballemi me një variant jashtëzakonisht të rrezikshëm siç është Delta, prandaj jam i fokusuar 100% në këtë temë dhe kjo është hera e parë dhe e fundit që unë flas për garën zgjedhore deri në momentin kur Kryeministri do të vendos të më zëvendësoj.”, ka thënë Vitia.

Ndryshe, Vetëvendosje e ka nominuar si kandidat për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera