Lajme

Rritja e rasteve me COVID në Evropë, shtetet marrin masa për personat që refuzojnë vaksinën

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 15 November 2021

Disa vende në Europë kanë marrë masa kundrejt personave të cilët nuk janë vaksinuar, kjo për shkak të rritjes së rasteve me Covid. Në Austri ka hyrë tashmë në fuqi mbyllja për personat që nuk janë vaksinuar kundër Covid.

Vendimi u mor pas takimit të kancelarit austriak me guvernatorët e rajoneve.

Sipas mediave austriake mbyllja do të jetë e vlefshme për 2 milion persona në një popullsi prej 8.9 milion banorësh. Nuk do të aplikohet për fëmijët nën 12 vjeç sepse ata nuk mund të vaksinohen ende. Fillimisht mbyllja do të zgjasë 10 ditë dhe policisë i është kërkuar të kontrollojë njerëzit për të verifikuar nëse janë të vaksinuar.

-Advertisement-

Autoritetet janë të shqetësuara për faktin se spitalet nuk do të jenë në gjendje të përballojnë fluksin e pacientëve me Covid-19. Në një deklaratë për mediat kancelari u shpreh se detyra e tij është mbrojë vendin dhe qytetarët, dhe për këtë arsye duke filluar nga kjo e hënë, çdo gjë do të jetë e mbyllur për personat e pavaksinuar.

Në Austri 65% e popullsisë i ka marrë të dy dozat e vaksinës kundër Covid, por sërish është një përqindje nën mesataren europiane 67%. Vetëm 24 orët e fundit vendi regjistroi 13 mijë raste të reja infektimi.

Një nga vendet e tjera që ka ndjekur të njëjtin shembull si të Austrisë është edhe Gjermania, ku qeveria ka parashikuar të marrë masa për personat e pavaksinuar. Kjo për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, që shënoi të njëjtin nivel si në fillim të pandemisë.

Masat do të përfshijnë kufizime në kontaktet me njerëz, sipas një amendamenti të rishikuar nga Reuters. Të shtunën, tre ministra të shëndetësisë shtetërore gjermane u bënë thirrje palëve që negociojnë për formimin e një qeverie të re për të zbatuar masa më të ashpra kundër pandemisë, të tilla si bllokimet ose mbyllja e shkollave./abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera