Lajme

Rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë, a do të ashpërsohen masat anti-covid

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 06 January 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se nga takimi që kanë mbajtur dje, kanë dal disa rekomandime të cilat do të analizohen e pastaj do të propozohen masat Anti-COVID.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të respektojnë masat Anti-COVID e të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.

“Nga takimi i djeshëm që e kemi pasur, kanë dal disa rekomandime të cilat do të analizohen nga ekipi i ngushtë i ministrit dhe pastaj do të propozohen edhe masat përkatëse për t’u marrë vendimi në nivel të qeverisë”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të mbajnë maskën, distancën, higjienën personale e të vaksinohen.

“Tashmë e dimë të gjithë se ka më shumë se një javë që janë identifikuar rastet e para edhe me variantin Omicron të koronavirusit. Tani për tani ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që të respektohen masat të cilat janë në fuqi, ato që i kemi pasur prej fillimit të pandemisë, maskën, distancën dhe higjienën personale dhe vaksinimin patjetër”, tha Krasniqi në emisionin Frontal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera