Lajme

Rritja e rasteve me Covid-19 në Europë, OBSH tregon arsyen

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 20 October 2020

Rritja marramendëse e rasteve me koronavirus në hemisferën veriore, i detyrohet kryesisht faktit se personat që kanë pasur kontakte me të infektuar, nuk janë vënë nën karantinë për periudhën e nevojshme.

“Nuk ka ndodhur kudo dhe në mënyrë sistematike, por jam i bindur se kjo është arsyeja kryesore që po shohim shifra kaq të larta. “, u shpreh Michael Ryan, drejtori për emergjencat në OBSH.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në gjysmën e 48 vendeve europiane që janë pjesë e agjencisë së OKB, rastet me covid-19 janë rritur me 50 për qind.

-Advertisement-

“Me ardhjen e dimrit në hemisferën veriore, po shohim një përshpejtim të përhapjes së infektimeve, veçanërisht në Europë dhe Amerikën veriore. Me rritjen e rasteve shtohet edhe numri i personave që shtrohen ne spitale apo në terapitë intensive”, shprehet kreu i OBSHTedros AdhanomGhebreyesus.

Ghebreyesus e cilësoi si tejet të rrezikshme dhe të vështirë, situtatën ku kapacitetet në spitale tejkalohen.

“E di që jeni lodhur, por virusi ka treguar se kur ulim vigjilenën ai mund të kthehet me shpejtësi marramendëse”, vijoi, me tej, kreu i OBSH.

Organizata vlerësoi shtetet e Azisë Lindore për progresin e shënuar në luftën kundër pandemisë.

Europa nuk po arrin të kontrollojë dot shpërthimin e ri të pandemisë, me shumë vende që po shtojnë kufizimet për të frenuar përhapjen. Rajoni i Lombardisë në itali, më i prekuri nga vala e parë e pandemisë, vendosi masën e ndalimqarkullimit pas orës 23:00, një ditë pasi qeveria autorizoi krerët lokalë të kufizojnë aktivitetet publike. Forca të shtuara policore po mbikëqyrin zbatimin e masave të reja në qytetet italiane.

Gjermania shënoi një shifër rekord prej gati 6900 të infektuarish në 24 orët e fundit dhe 47 viktima. Qeveria do të investojë 500 milionë euro për të përmirësuar sistemet e ventilimit në ndërtesat publike, me qëllimin për të parandaluar përhapjen. Studimet sugjerojnë se spërklat e infektuara mund të mbesin në ajrin e një dhome për të paktën tetë minuta, dhe qarkullimi i ajrit, shihet si thelbësor për të shmangur transmetimin./A2CNN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera