Shëndetësi

Rritja e performancës së trurit: Pemët dhe perimet që duhet t’i konsumoni

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 19 April 2018

Sipas hulumtimeve të reja, ngrënia e perimeve dhe pemëve të caktuara mund ta rritë performancën e trurit në mënyrë drastike.

Udhëheqësi i këtij studimi, Dr. Tamlin Conner, psikolog në Universitetin e Otagos në Zelandën e Re, thotë se kampanjat e shëndetësisë kryesisht janë përqendruar në sasinë e pemëve dhe perimeve që njerëzit duhet t’i konsumojnë – ku pesë në ditë ka qenë këshilla kryesore, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Sidoqoftë, tani ky studim i publikuar në revistën ‘Frontiers in Psychology’, ka zbuluar se për një shëndet më të mirë mendor, është e rëndësishme ta konsideroni mënyrën në të cilën janë përgatitur dhe konsumuar produktet e ndryshme.

Shkencëtarët thonë se ushqimet që ndërlidhen me shëndet të mirë mendor janë karotat, bananet, mollat, spinaqi, lakra, frutat citrik, kiwi dhe kastraveci.

Por, shkencëtarët thonë se këto ushqime duhet të konsumohen ashtu siç janë (aq më mirë kur i merrni direkt nga bahçja), pa u gatuar fare sepse proceset e tilla ua zvogëlojnë pemëve dhe perimeve nivelet e nutrientëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera