Lajme

Rritja e investimeve amerikane në Kosovë, Osmani takon përfaqësuesit e bizneseve

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 03 March 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësuesit e bizneseve amerikane për të rritur investimet e ShBA-së në Kosovë.

Osmani, mes tjerash, tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rritjes së mëtejshme të qëndrueshme dhe investimeve në sektorin e energjisë.

“Takim i shkëlqyeshëm me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë amerikane, për të eksploruar bashkëpunimin ekonomik dhe për të rritur investimet e ShBA-së në Kosovë”.

-Advertisement-

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj rritjes së mëtejshme të qëndrueshme, si dhe investimeve në sektorin e energjisë për të siguruar një tranzicion të drejtë” ka shkruar Osmani në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera