Rritja e çmimit të ujit, përfitimet e pensionistëve
Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 13 August 2017
Eshtë zbardhur vendimi për përfitimet e pensionistëve nga rritja e cmimit të ujit.
Pensionistët kryefamiljarë që jetojnë vetëm ose me fëmijë në ngarkim janë të parët që mbrohen nga vendimi i Bashkisë për rritjen e çmimit të ujit nga janari i 2018-s.
Bashkë me një sërë kategorish të tjera, gjithashtu në nevojë, të moshuarit përjashtohen nga tarifimi i ri nga UKT-ja me 20 lekë shtesë për çdo m³ të shpenzuar.
Ndërkohë që vendimi është marrë prej më shumë se dy javësh në Këshillin Bashkiak, sigluar edhe nga prefekti, Bashkia po shqyrton formën e rimbursimit të rritjes për familjet në nevojë.
Dy janë alternativat: tarifimi me çmimin e vjetër dhe caktimi i një shume që do t’i shtohet asaj të pensionit mujor. Duke qenë se sasia e ujit të harxhuar nuk është fikse për kategori të ndryshme, mundësia e faturimit me tarifat e vjetra, bazuar në databazën që kanë njësitë administrative është më e mundshme. Aktualisht, për një m³ ujë në kryeqytet paguhet 45 lekë, ndërsa në vitin e ardhshëm do të faturohet 65 lekë/ m³.
PËRFITIMI MUJOR
Zbardhet vendimi i Këshillit Bashkiak për rritjen e tarifave të ujit nga janari i 2018-ës për biznese e konsumatorë, me përjashtim të pensionistëve e kategorive në nevojë.
Nga janari i vitit që vjen, ndryshe nga konsumatorët e tjerë të ujit, një pensionist, i vetëm a me të tjerë në ngarkim e ka të sigurt se nuk do të paguajnë asnjë qindarkë më tepër nga ajo që paguajnë aktualisht. Por çfarë kanë përfituar realisht ata?! Tabela përbri shkrimit sqaron masën që ata përfitojnë nëse nuk do të “mbroheshin” nga rritja.
Shembull
Kështu, për një çift pensionistësh që shpenzojnë në muaj mesatarisht 20 m³ ujë i paguan UKT-së (dhe do të vazhdojë ta bëjë) afërsisht 2 mijë lekë të rinj në muaj. Nëse do të tarifoheshin me çmimin e ri të ujit në kryeqytet, shuma do të ishte të paktën 25% më e lartë.
Përveç çmimit të pandryshuar të sasisë së ujit të harxhuar, përfitimit final i duhet shtuar edhe shuma fikse mujore, e cila për ta do të vijojë të mbetet 100 lekë, dhe jo 200 sipas vendimit të ri. Këto do ta frynin së tepërmi faturën duke rënduar jo pak xhepat e pensionistëve.
Shto këtu edhe tre taksat që prej një viti e gjysmë vijnë bashkë me faturën e ujit: ajo për pronën, tarifa e pastrimit dhe për infrastrukturën arsimore.
Dy të fundit janë fikse, përkatësisht 420 lekë dhe 150 lekë në muaj, taksa për pronën për një banesë normale të ndërtuar pas vitit 1993 varion mesatarisht nga 100-150 lekë në muaj. Kështu, me faturën e ujit, një pensionist përllogaritet të fitojë rreth 600 lekë në muaj, të cilat mund t’i kthehen në masën e pensionit, në rast se Bashkia vendos të tarifojë njësoj të gjithë kryeqytetasit. /albeu.com/
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...