Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, Veliaj mundohet të justifikojë vendimin
Autori: Gazeta inFokus
10:21 | 24 July 2017
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për tu zgjuar” në Neës 24 sqaroi arsyet pse është detyruar të rrisë çmimin e ujit në Tiranë. Duke folur për tarifat e reja, që tashmë Bashkia ia ka propozuar Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku tha se konsumatorët familjarë do të paguajnë të paktën sa banorët e Kamzës. E gjitha kjo sipas Veliajt, bëhet që Bashkia të mund të marrë kredi që të sigurojë në të ardhmen investime që e furnizojnë me 24 orë ujë Tiranën.
“Çmimi do të rritet të paktën sa për banorët e Kamzës. S’mund të paguhet uji më shtrenjtë në Bathore se sa në Kamëz. Sigurisht ai që ka pishinë të matet mirë dhe ai që vadit tokën me ujin e pijshëm. Në Paskuqan e Babrru iu intereson më mirë ta lidhin zorrën e ujit në Tiranë, uji këtu është aq lirë sa iu leverdis. Ne po flasim për 20 lekë”,- sqaroi Veliaj.
E gjitha kjo sipas Veliajt, bëhet që Bashkia të mund të marrë kredi që të zhbllokojë ujësjellësin. “Kur pati deficit financiar Berisha i tha Bankës së Shqipërisë bli hotel Dajtin, ndërsa Bashkisë së Lulzim Bashës i tha bli Lana Bregasin. Që të mbushte deficitin, Basha e la peng ujësjellësin në një bankë të nivelit të dytë. Ne na duhet të marrim një kredi në rastin e një reforme që do sillte ujë 24 orë. Duhen 220 milion euro, e pamundur të të financojë njeri kur nuk ke të ardhura”, – tha ai. Sipas propozimit të Bashkisë, çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset.
Por Veliaj nuk jep asnjë shpjegim për cilësinë e ujit dhe oraret e ndërprerjeve të tij. Ai flet vetëm për rritjen e çmimit, kur shumica e qytetarëve të Tiranës nuk e pijnë ujin që vjen në rubinet, por e blejnë atë në dyqane e markete.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...






























