Lajme

Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, Veliaj mundohet të justifikojë vendimin

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 24 July 2017

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për tu zgjuar” në Neës 24 sqaroi arsyet pse është detyruar të rrisë çmimin e ujit në Tiranë. Duke folur për tarifat e reja, që tashmë Bashkia ia ka propozuar Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku tha se konsumatorët familjarë do të paguajnë të paktën sa banorët e Kamzës. E gjitha kjo sipas Veliajt, bëhet që Bashkia të mund të marrë kredi që të sigurojë në të ardhmen investime që e furnizojnë me 24 orë ujë Tiranën.

“Çmimi do të rritet të paktën sa për banorët e Kamzës. S’mund të paguhet uji më shtrenjtë në Bathore se sa në Kamëz. Sigurisht ai që ka pishinë të matet mirë dhe ai që vadit tokën me ujin e pijshëm. Në Paskuqan e Babrru iu intereson më mirë ta lidhin zorrën e ujit në Tiranë, uji këtu është aq lirë sa iu leverdis. Ne po flasim për 20 lekë”,- sqaroi Veliaj.

E gjitha kjo sipas Veliajt, bëhet që Bashkia të mund të marrë kredi që të zhbllokojë ujësjellësin. “Kur pati deficit financiar Berisha i tha Bankës së Shqipërisë bli hotel Dajtin, ndërsa Bashkisë së Lulzim Bashës i tha bli Lana Bregasin. Që të mbushte deficitin, Basha e la peng ujësjellësin në një bankë të nivelit të dytë. Ne na duhet të marrim një kredi në rastin e një reforme që do sillte ujë 24 orë. Duhen 220 milion euro, e pamundur të të financojë njeri kur nuk ke të ardhura”, – tha ai. Sipas propozimit të Bashkisë, çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset.

-Advertisement-

Por Veliaj nuk jep asnjë shpjegim për cilësinë e ujit dhe oraret e ndërprerjeve të tij. Ai flet vetëm për rritjen e çmimit, kur shumica e qytetarëve të Tiranës nuk e pijnë ujin që vjen në rubinet, por e blejnë atë në dyqane e markete.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera