Lajme

Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, Vasili: Jemi në krah të qytetarëve, qeveria të heqë dorë nga shpenzimet për fasada

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 26 July 2017

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reagur për  çështjen e ujit të pijshëm në Tiranë.

Përmes një statusi në facebook ish kreu i LSI për disa javë Vasili i bën thirrje qeverisë që të heqë dorë nga shpenzimet, që sipas të cilit janë për fasada, dhe të investojë për ujin e pijshëm.

Statusi i plotë

-Advertisement-

Qytetarët kërkojnë zgjidhje për ujin e pijshëm, që mungon edhe në qendër të Tiranës.

Projekti i plotë i bashkisë për ujin e pijshëm të bëhet transparent dhe publik për të gjithë qytetarët. Kushdo ka të drejtë të dijë deri në një çdo të bëhet me ujin dhe paratë që paguajnë qytetarët për të.

Qeveria shqiptare të heqë dorë nga shpenzimet për fasada dhe të investojë për ujin e pijshëm, që është minimumi i normalitetit për jetën e njerëzve.

Këshilltarët bashkiakë të LSI-së, shumë të qartë në krah të shtresave në nevojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera