Lajme

Rritja e çmimeve të sigurimeve, Haradinaj kërkon arsye nga BQK për këtë vendim

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 22 November 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinja, ka kërkuar nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, arsyet e detajuara  për rritjen e çmimit të tarifesë së regjistrimit të automjeteve.

 

Kështu ka njoftuar, Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Pas vendimit per rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26% dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, sot i jam drejtuar Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me kërkesën për një informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim”, ka thënë Haradinaj.

 

Kujtojmë që gjatë ditës se premte para Bankës Qendrore të Kosovës një numër i qytetareve kanë protestuar në kundërshtim të rritjes së çmimi për sigurimin e automjeteve./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera