Lajme

Rritja e çmimeve, Qeveria inicion projektligjin për çmimet në produktet bazë

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 20 July 2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka iniciuar Projektligjin për Mbrojtjen e Produkteve Themelore.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projektligj duhet të miratohet sa më shpejt, duke marrë parasysh situatën në vend me shtrenjtimin e çmimeve të produkteve themelore.

“Po përditësojmë agjendën legjislative që të hartojmë rregulla që do ta mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit në produktet bazë. Për të adresuar gjendjen e krijuar në treg është e pashmangshme që projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore të hartohet sa më parë, konkretisht deri në fillim të muajit gusht, natyrisht të këtij viti”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Mbledhja e Qeverisë është duke vazhduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera