Lajme

Rritja e çmimeve, AKK monitoron tregjet për të parë nëse po shkelet Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 29 October 2021

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK), njofton se së fundmi kanë pranuar ankesa lidhur me ngritjen e çmimit të disa produkteve në tregun e Kosovës. Për këtë arsye, AKK sqaron nuk ka mandat që të rregullojë çmimet e ndonjë produkti ose shërbimi.

“Mandati themelor i AKK-së është mbrojtja e konkurrencës së lirë si parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe kjo nënkupton që AKK vepron kur cenohet, pengohet ose shtrembërohet konkurrenca në treg.

Më konkretisht, Autoriteti i Konkurrencës mund të reagojë në ato raste kur ndërmarrjet veprojnë në mënyrë të koordinuar (pra, nëse një veprim i tillë është rezultat i marrëveshjes së tyre eksplicite, përmes formës se kartelit-marrëveshjes së ndaluar apo sjelljeve te tyre ne treg – praktikës së bashkërenduar). Gjithashtu, AKK mund të reagojë edhe ndaj ndërmarrjeve që kanë pozitë dominuese në treg dhe të cilët keqpërdorin këtë pozitë”, njofton AKK.

-Advertisement-

Tutje, AKK thotë se pas rrethanave të krijuara me çmimet e disa produkteve, “AKK ka intensifikuar monitorimin e tregjeve për t’u siguruar që ndërmarrjet nuk janë duke e shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës përmes praktikave të përmendura sipër. Përveç kësaj, AKK në vazhdimësi është duke avokuar përmes formave të ndryshme që të rris vetëdijen e operatorëve të tregut për Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera