Lajme

Rritja alarmante e rasteve, IKSHPK del me një njoftim

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 08 July 2022

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka dalë me një njoftim pasi që u njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 407 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të bartin maskat në vende të mbyllura dhe të vaksinohen.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

-Advertisement-

Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është njoftuar se Instituti është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera