Lajme

Rritet tensioni Athinë-Ankara: Anija turke afër ujërave greke

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 21 October 2020

Turqia do të vazhdojë kërkimet e saj për naftë dhe gaz natyror në Egjeun Lindor.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha për mediat turke se gazi që do të nxirret nga thellësia e detit, do të kontribuojë ndjeshëm në paqen, prosperitetin si dhe politikeën e jashtme të Turqisë.

Anijet turke të kërkimit të shoqëruara nga anijet luftarake iu afruan ishullit Kastellorizo, duke hyrë në një zonë ku Greqia rezervon të drejtën për zgjatjen e ujërave të saj territoriale. Athina u kundërpërgjigj duke vendosur në gatishmëri flotën detare.

-Advertisement-

Në kulmin e tensioneve Athinë-Ankara, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias në një letër drejtuar komisionerit të Zgjerimit, kërkoi që unioni të marrë në konsideratë pezullimin e bashkimit doganor me Turqinë, si ndëshkim për sjelljen Ankarase.

Ai theksoi se vendimi duhet të konsiderohet si një sinjal i dënimit të sjelljes së vazhdueshme të Turqisë kundër Bashkimit Evropian.

Dendias madje i bëi thirrje homologëve gjermanë, spanjollë e Italianë, të vendosin një embargo ndaj Ankarase.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Greke deklaroi se nëse Turqia nuk tërhiqet nga plan ii saj për kërkimet në det, nuk përjashton mundësia e perplasjes. Turqia ndërkohë planifikon nisjen e një anije të tretë kerkimi në det në muajt e parë të vitit të ardhhëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera