Lajme

Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 25 November 2024

Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njoftuar sot se Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, përveç vëllait dhe dajës së Fitore Pacollit, këshilltarit Naim Huruglica e bashkëpartiakut Bahtijar Berisha i ka dhënë grante edhe njerëz tjerë të afërm me pushtetin, përcjell Periskopi.

“Me 100 mijë euro është shpërblyer edhe Vigan Salihu, i cili është drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës. Me 100 mijë euro është shpërblyer edhe Kushtrim Nimoni, i cili është djali i axhës së Shefit të Kabinetit të Albulena Haxhiut, Genc Nimonit. Po ashtu, grant ka fituar edhe Veton Mulliqi, këshilltar politik i Elbert Krasniqit, njëkohësisht edhe familjar i Besnik Bislimit”, thotë ndër të tjera Egzon Pacolli i LDK’së në videon e publikuar.

Ndërsa pas reagimeve të shumta, ministri Faton Peci mori vendim për anulimin e grantit të vëllait të Fitore Pacollit e këshilltarit Naim Huruglica.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera