Rritet rreziku nga skandali i qumështit, kujdes
Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 14 January 2018
Në fund të 2017-ës, Franca urdhëroi ndalimin e shitjes së qumështit për foshnja i njohur me emrin “Lactalis”.
Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në botë, dhe arsyeja e ndalimit ishte për shkak të baktereve të Salmonellës që përçohej nga po ky qumësht, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.Ndalohet shitja e qumështit Lactalis, frikë nga sëmundja e salmonellës
Tani në 83 vende të botës është përhapur rreziku nga ky qumësht ku më shumë se 20 milionë kuti të qumështit të pluhurzuar të foshnjave u shpërndanë nëpër vende të ndryshme.Shefi ekzekutiv i firmës së këtij qumështi, Emmanuel Besnier, ka konfirmuar shkallën e rrezikut.
Paditë janë paraqitur nga shumë prindër të cilët thonë se fëmijët e tyre u sëmurën pas pirjes së këtij qumështi.Një zëdhënës i ka thënë BBC-së se të gjitha vendet e prekura janë në Evropë, Azi, Amerikën Latine dhe në Afrikë.
Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Australia janë vendet që nuk u prekën, ka shtuar ai.Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të qumështit, me një shitje vjetore prej 17 miliardë eurosh, ka 246 vende prodhimi në 47 vende dhe ka të punësuar 15,000 vetë vetëm në Francë.Salmonella mund të shkaktojë diarre të rënda, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidrim të rëndë.
Mund të jetë edhe vdekjeprurëse veçanërisht tek fëmijët e vegjël.Deri tani 35 raste janë raportuar në Francë dhe një tjetër është konfirmuar edhe në Spanjë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.Një tjetër rast po hetohet edhe në Greqi, kanë thënë autoritetet franceze.
Në një intervistë ekskluzive në gazetën franceze “Journal du Dimanche”, shefi ekzekutiv i Lactalis mohoi se firma kishte tentuar të fshehte shpërthimin e këtij skandali në fabrikë.“Ka ankesa dhe do të ketë një hetim me të cilin do të bashkëpunojmë me të gjithë”, tha Besnier.Ai gjithashtu ka premtuar se kompania do të kompensojë çdo familje të prekur.
Kompania ka thënë se besojnë se kjo baktere u përhap nga puna rinovuese në fabrikën e tyre Celia në Craon, në Francën veriperëndimore.Ministri i bujqësisë i Francës ka thënë se produktet nga fabrika do të ndalohen pafundësisht ndërsa hetimi vetëm se ka filluar.Qeveria franceze ka paralajmëruar kompaninë se duhet të presë dënime.
Ata gjithashtu kërkuan të vendosnin sanksione kundër shitësve, pasi u zbulua se disa zinxhirë të supermarketeve kishin vazhduar të shesin produktet që mund të ishin të kontaminuara .

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...


































