Ekonomi

Rritet për 8 për qind deficit në tregtinë e mallrave

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 19 July 2017

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se gjatë TM1 2017, deficiti i llogarisë rrjedhëse dhe kapitale ka shënuar vlerën prej 166.7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 138.7 milionë euro sa ishte në TM1 2016.

“Kjo rritje e deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale i atribuohet kryesisht rritjes së deficitit në llogarinë e mallrave. Në anën tjetër, bilancet pozitive të shërbimeve, llogarisë së të ardhurave parësore dhe llogarisë së të ardhurave dytësore shënuan rritje”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Deficiti në tregtinë e mallrave u karakterizua me një rritje vjetore prej 8.3 për qind në TM1 2017. Eksporti i mallrave arriti vlerën prej 76.4 milionë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 6.2 për qind.

-Advertisement-

“Rritja e vlerës së eksportit të mallrave gjatë këtij tremujori kryesisht i atribuohet rritjes së eksportit të ushqimeve të përgatitura, pijeve, produkteve të plastikës, gomës, lëkurës, etj. Në anën tjetër, me rënie u karakterizua eksporti i metaleve bazë, i cili përbën rreth 42 për qind të gjithsej eksportit, pastaj tekstili dhe artikujt e tekstilit, si dhe eksporti i këpucëve,” thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Vlera e gjithsej mallrave të importuara arriti në 609.4 milionë euro deri në mars 2017, që paraqet një rritje vjetore prej 8.3 për qind. Rritja e importit ishte kryesisht rezultat i rritjes së produkteve minerale, ku përfshihet importi i naftës dhe derivateve të saj, çmimet e të cilave janë rritur në tregjet ndërkombëtare.

“Me rritje është karakterizuar edhe importi i mjeteve transportuese, makinerive, ushqimeve të përgatitura, pijeve, etj. Në anën tjetër, importi plastikës, artikujve të gurit, qeramikës, qelqit, etj. shënuan rënie (figura 12). Në mars 2017, shkalla e mbulueshmërisë së importeve me eksporte qëndroi në 12.5 për qind (12.8 për qind në mars të vitit 2015)”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Bilanci në tregtinë e shërbimeve shënoi vlerën prej 68.4 milionë euro, një rritje kundrejt TM1 2016 prej 3.8 për qind.

“Vlera e gjithsej shërbimeve të eksportuara shënoi rritje vjetore prej 1.5 për qind, duke arritur në 155.7 milionë euro, përderisa vlera e shërbimeve të importuara shënoi rënie prej 0.3 për qind dhe arriti në 87.3 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë./RTKlive

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera