Lajme

Rritet për 70 për qind numri i ankesave të konsumatorëve

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 15 August 2018

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është rritur për 70% numri i ankesave të konsumatorëve.

Kështu bëri të ditur kryesuesi i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Sherif Fejzullahu

“Kemi rritje të ankesave prej konsumatorëve për 70% në krahasim me periudhat e kaluara dhe deri më tash janë pranuar rreth 140 ankesa”, tha Fejzullahu në një konferencë për media.

-Advertisement-

Ai e pranoi se raportet nga departamentet e MTI-së në lidhje me rezultatet e ankesave nuk i ka me emra të shkelësve të gjobitur nga kjo Ministri.

Po ashtu, Fejzullahu njoftoi se Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve do të zgjerohet me anëtarë të rinj nga shoqëria civile dhe autoritetet e rregullatorëve.

“Këshilli do të zgjerohet me anëtarë nga shoqëria civile dhe tani kemi të konfirmuar anëtarë nga GAP, Lenc, Kallxo.com dhe Lëvizja Fol”, tha ai.

Gjithashtu, kryesuesi i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve vlerësoi lartë miratimin e Ligjit të ri për mbrojtjen e konsumatorit.

Ai tha se ky Ligj përafrohet me standardet europiane për mbrojtjen e konsumatorëve.

Më tej, Sherif Fejzullahu shtoi se si pjesë e këtij Ligji është edhe edukimi i konsumatorëve që nga shkollat.

Sipas tij, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka për obligim të ofrojë edukim në shkolla për të drejtat e konsumatorëve.

“Ligji i ri, me sa e kam pa, parasheh obligimin për MAShT që të përfshijë në kurrikulë edhe edukimin për të drejtat e konsumatorëve. Në ditët në vijim do të kemi takime me ministrin e Arsimit dhe do të shtyjmë përpara këtë gjë”, deklaroi Fejzullahu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera