Lajme

Rritet paga minimale

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 04 May 2017

Qeveria e Shqipërisë  ditën e djeshme miratoi vendimin për rritjen e pagës minimale me 2 mijë lekë. Me këtë vendim paga minimale për sektorin privat do të jetë 24 mijë lekë.

Referenca zyrtare prej 22 mijë lekësh ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2013. Vendimi i Qeverisë përcakton që paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të jetë 24 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që është.

Vendimi përcakton që për punonjësit që punojnë me kohë të pjesshme ose jashtë kohës normale të punës, është parashikuar edhe paga me orare, që do të jetë 138 lekë për orë.

-Advertisement-

Me pagën aktuale, një orë punë për punonjësit që nuk punojnë me kohë të plotë ishte 126 lekë për orë. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë në punë të kryera gjatë kohës normale të punës.

“Vendimi synon ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat dhe atë buxhetor.

Rritja është në kufirin vjetor të inflacionit për vitet paraardhëse, të deklaruar nga INSTAT. Kjo gjë do të siguronte një stabilitet ekonomik dhe një nivel të qëndrueshëm jetese për punonjësit me të ardhura minimale”, thuhet në vendim, raporton Panorama.

Nga ana tjetër, rritja e pagës minimale do të shtojë edhe rritjen e kontributeve për të punësuarit dhe të vetëpunësuarit. Me rritjen e pagës minimale, të punë- suarit do të paguajnë 557 lekë më shumë kontribute se ajo që paguajnë aktualisht.

Shuma totale e kontributeve për të punësuarit me pagën e re minimale do të jetë 6696 lekë në muaj. Personat e vetëpunësuar, me përjashtim të fermerëve, kontributin e detyrueshëm për sigurimin e kujdesit shëndetësor do ta paguajnë 1632 lekë në muaj, nga 1496 lekë në muaj që paguajnë sot.

Për personat e vetëpunësuar si shitës ambulantë e kanë të detyrueshme të paguajnë 5120 lekë kontribut minimal, nga të cilat 3488 lekë për sigurime shoqërore dhe 1632 lekë për sigurimin e kujdesit shëndetë- sor. Ndërsa për personat që punojnë si punëtorë shtëpie, tashmë me pagën e re minimale punëdhënësi duhet të paguajë kontributin minimal me vlerë 4304 lekë.

Për të punësuarit në sektorin e fasonëve, punëdhënësi do të paguajë si kontribut të detyrueshëm për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale 72 lekë në muaj, nga 66 lekë që paguan sot.

Për qytetarët që janë mbi 18 vjeç me të ardhura të rregullta nga pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme, por nuk kanë sigurim të detyrueshëm, do të paguajnë një kontribut të detyrueshëm të sigurimeve shëndetësore me vlerë 1632 lekë, më parë kjo shumë paguhej në vlerën e 1496 lekëve. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera