Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në Ambasadën e Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus
11:29 | 31 May 2017
Të paktën 85 persona janë vrarë dhe 350 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi sot në mëngjes në qendër të kryeqytetit afgan, në Kabul
Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet ende, pasi nga të lënduarit, ka shumë prej tyre që janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Reuters, transmeton Express.
Shpërthimi ka ndodhur afër pallatit presidencial dhe ambasadave të huaja, ka bërë të ditur policia.
Zëdhënësi i policisë Basir Mujahid, ka thënë se shumë persona janë vrarë dhe plagosur afër hyrjes së Ambasadës Gjermane.
“Ishte një makinë – bombë afër Ambasadës Gjermane. Është e vështirë të thuhet se cili është objektivi i saktë”, ka thënë Mujahid.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit Publik, ka thënë se të paktën 67 persona janë dërguar në spitalet në Kabul pas shpërthimit.
Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Grupi ekstremist “Shteti Islamik” ka qenë përgjegjës për sulmet e fundit në kryeqytetin afgan, duke përfshirë edhe një shpërthim të fuqishëm që synonte konvojin e armatosur të NATO-s që vrau të paktën tetë persona dhe plagosi shume të tjerë.
Provinca e Kabulit ka aktualisht numrin më të madh të viktimave në tre muajt e parë të vitit 2017, si shkak i sulmeve të shumta në qytet.

Të tjera
-
Mbyllet kompania e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut, Rizvanolli: Do të ketë shërbime më cilësore nga KRU Mitrovica
Sot është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Ver...
-
Rexhepi: Patjetër duhet të respektohet presidentja
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ftuar për një takim të përbashkët lider...
-
Kurti pranon ftesën nga Osmani, Kusari thotë se ‘‘përgjigja besoj është pozitive për pjesëmarrje’’
Mimoza Kusari deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se kryetari i k...
-
Trump nis vizitën e Gjirit duke kërkuar marrëveshje të mëdha ekonomike
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite për një v...
-
Aktori i njohur francez Depardieu shpallet fajtor për ngacmim sek*ual ndaj dy grave
Aktori i njohur francez, Gérard Depardieu, 76 vjeç, është shpallur fajtor për...
-
Rina Maloku merret në pyetje për rastin e bashkëshortit
Hetuesit e Policisë së Kosovës e kanë ftuar për intervistim Rina Malokun, bas...
-
LDK e gatshme të ulet me LVV-në tek presidentja, Bajrami: Shpresoj të vinë të gjitha partitë
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami është deklaruar si...
-
Memli Krasniqi thotë se takimi i ftuar nga presidentja ka qenë ide e PDK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka folur pas dështimit për të 15-të...
-
Prokuroria deklarohet pas të shtënave me ar*më në Prishtinë – nuk ka të arrestuar
Pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në orët e vona të natës në rrugë...
-
Dështon edhe tentativa e 15-të e seancës konstituive, shtyhet për të enjten
Seanca e Kuvendit është ndërprerë sërish, shkruan Gazeta Infokus. Kjo sean...
-
Seanca me 1 minutë heshtje në nder të 44 vjetorit të rënies së Nebih dhe Tahir Mehës
Sot shënohet 44-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla...
-
Fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, sot tentativa e 15-të
Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. ...