Lajme

Rritet numri vërtetimeve elektronike të nxjerra nga EDI

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 17 October 2018

Ndër objektivat e Administratës Tatimore të Kosovës, është lehtësimi i procesit të përmbushjes, duke krijuar një mjedis të përmbushjes në të cilin ofrohen shërbime profesionale në çdo kohë dhe nga çdo vend, pa kosto.

ATK ka punuar që tatimpaguesit të kenë opsionale mënyrën e deklarimit dhe pagesës se tatimeve, duke u mundësuar përmes platformës elektronik dhe përmes Qendrës së Shërbimit të Tatimpaguesve, të cilat janë në të gjitha drejtorit regjionale të ATK-së.

Përmes sistemit elektronik vetëm periudhën Janar-Shtator 2018, janë shkarkuar 53,211 vërtetime tatimore, shifër kjo e cila pasqyron më së miri se sa është reduktuar numri i qytetarëve dhe tatimpaguesve për të marr shërbim në sportel. Për të njëjtën periudhë numri i vërtetimeve të cilat janë lëshuar nga sportelet e Qendrave të Shërbimit të Tatimpaguesve është 33,693.

-Advertisement-

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon të punoj në ofrimin e lehtësirave, në mënyrë që tatimpaguesit ta kenë sa më të lehtë përmbushjen e obligimeve që ju takojnë me ligj!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera