Lajme

Rritet numri i udhëtarëve në aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 09 March 2018

Në muajin e kaluar ishin 123 565 udhëtarë që kanë përdorur aeroportin e Prishtinës, kurse një vit më parë, kjo shifër ishte 108 270, pra një rritje e dukshme, apo 14.1 % më shumë udhëtarë se një vit më parë.

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” vazhdon të thyejë rekorde. Pas muajit janar, edhe në muajin shkurt është rritur numri i fluturimeve dhe udhëtarëve, shkruan albinfo.ch.

Në muajin shkurt ka pasur një rritje prej 14.1 % në krahasim me muajin shkurt të vitit të kaluar.
Në muajin e kaluar ishin 123 565 udhëtarë që kanë përdorur aeroportin e Prishtinës, kurse një vit më parë, kjo shifër ishte 108 270, pra një rritje e dukshme, apo 14.1 % më shumë udhëtarë se një vit më parë.

-Advertisement-

Gjithashtu ka pasur edhe më shumë udhëtime. Gjithsej gjatë muajit shkurt të këtij viti janë regjistruar 898 fluturime, kurse në shkurt të vitit të kaluar kishte 822. Pra, ka pasur një rritje prej 9.2 %.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera