Lajme

Rritet numri i të infektuarve në Klinikën e Shkupit

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 27 July 2017
Rritet numri i rasteve të infektimit në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Zëvendës ministri i Shëndetësisë  bëri të ditur se nga dje deri në sot janë paraqitur edhe 3 raste të reja të infektimit me simptoma të ngjashme, temperaturë e lartë dhe diarre.
Megjithatë gjendja e të gjithë pacientëve të infektuar për momentin është stabile.  Ndërkohë ekipet e ministrisë së Shëndetësisë kanë kryer dezinfektim dhe deratizim në fshatin Simnicë. Dy banorë të këtij fshati ndërruan jetë brenda dy ditësh nga sëmundje e rëndë infektive. Viktimat 24 dhe 50 vjeç, të cilët kanë qenë babë e bir, nga spitali i Gostivarit në Klinikën e Shkupit kanë ardhur me simptome të temperaturës së lartë dhe diarre.

Ministri i Shëndetësisë i cili ndodhet në SHBA deklaroi se analiza për shkaqet e vdekjes së dy personave po bëhen në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera