Lajme

Rritet numri i martesave dhe shkurorëzimeve në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 29 August 2017

Numri i martesave të lidhura në tremujorin e dytë të këtij viti shënon rritje për 7,8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti 2016. Në këtë periudhë janë lidhur 3.447 martesa, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pothuajse dyfish më shumë rritje në periudhën e njëjtë shënojnë edhe divorcet. Në këtë tremujor janë shkurorëzuar 436 martesa, që sipas ESHS-së është rritje prej 13,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Gjithashtu sipas Entit Shtetëror për Statistikë në tremujorin e dytë të vitit në Maqedoni janë regjistruar për 7,2 për qind më pak fëmijë të lindur të gjallë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e dytë të këtij viti arrin 5.205.

-Advertisement-

Sipas ESHS, ulje në periudhën e njëjtë shënon edhe numri i personave të vdekur edhe atë nga 6.1% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2016 dhe arrin 4.544 persona, ndërsa prej tyre 54 janë foshnja të vdekura.

Rritja natyrore arrin 661 persona, që do të thotë, për aq persona numri i fëmijëve të lindur të gjallë është më i madh nga numri i personave të vdekur./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera