Rajoni dhe Bota

Rritet numri i viktimave në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 26 January 2020

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Turqi ka arritur në 35.

Ndërsa të plagosur janë më shumë se 1 mijë e 600 persona, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve, shkruan gazeta inFokus.

Shifra është konfirmuar nga nën Presidenti turk, Fuat Oktay.

-Advertisement-

Krejt kjo erdhi pas një tërmet prej 6.8 shkallësh që ndodhi në qytetin Sivrice, në provincën Elazig.

Shumë ndërtesa u shembën, ndërsa deri tash janë shpëtuar 45 njerëz derisa thuhet që më shumë se 20 janë nën rrënoja./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera