Lajme

Rritet numri i udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 01 February 2019

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar rritje të numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve në muajin e parë të këtij viti.

Gjatë janarit 2019, 17.1% ishte rritja e numrit të udhëtarëve në këtë Aeroport, ndërsa numri i fluturimeve u rrit për 17.8%.

Janarin e këtij viti, Aeroporti “Adem Jashari” e mbylli me 24.646 udhëtarë më shumë sesa janarin e vitit 2018, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Numri i udhëtarëve në muajin e parë të vitit 2018 ishte 144.131, ndërsa në janarin e 2019-ës ky aeroport pranoi 168.777 udhëtarë.

Po ashtu 200 fluturime më shumë janë realizuar gjatë këtij fillimviti, në krahasim me vitin paraprak. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera