Lajme

Rritet numri i të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Autori: Ermirë Berisha 15:05 | 26 April 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit, ku ka njoftuar se për një ditë në Kosovë janë dhënë 62 doza të vaksinës kundër virusit COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Nga kjo ministri është bërë e ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.458 doza të vaksinës.

“Deri më sot 101.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera