Lajme

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, 98 raste të reja në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 13 October 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësie Publike ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 98 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

37 TË SHËRUAR DHE 98 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 685 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 98 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali Gjakovë).

-Advertisement-

Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera