Lajme

Rritet numri i të infektuarave me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 14 October 2020

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ditëve të fundit është rritur.

Vetëm në 24-orëvë të fundit në vend janë infektuar 80 persona, shkruan Gazeta Infokus.

Përderisa një person ka humbur betejën më ketë virus.

-Advertisement-

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 650 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK)” ka thënë Ramadani .

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.460 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.315./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera