Lajme

Rritet numri i të infektuarave, kalon mbi 100

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 16 October 2020

Edhe 104 persona janë infektuar nga kronavirus në Kosovë.

Derisa janë shëruar 42 të tjerë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes njoftimi të fundit.

-Advertisement-

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).”, thuhet në raportin e fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera