Lajme

Rritet numri i të hospitalizuarve me koronavirus, 72 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 16 January 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK por edhe në spitale të përgjithshme janë të shtrirë 72 pacientë, prej tyre 43 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 29 të tjerë post-Covid, shkruan Gazeta Infokus.

Me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 10 pacientë

-Advertisement-

-Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

-Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

-Spitali i Pejës, 8 pacientë

-Spitali i Prizrenit,6 pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 3 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera