Lajme

Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 25 June 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 raste të reja me koronvirus në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu është bërë e ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369.

Në total numri i rasteve aktive është 213.

“Nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369.

Në total numri i rasteve aktive është 213“, njofton MSH./Gazeta Infokus/

Të tjera