Lajme

Rritet numri i rasteve aktive me koronavirus në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 12 July 2020

Në Komunën e Fushë Kosovës zyrtarisht janë infektuar me koronavirus 197 persona, prej tyre janë 124 raste aktive me virusin COVID-19.

Zëdhënësi i kësaj komune, Ali Topalli ka thënë për Gazetën Sinjali se janë shëruar 71 persona nga koronavirusi, ndërsa dy të tjerë kanë vdekur.

“I kemi në total 197 raste si Komunë e Fushës Kosovës. Nga 197 të infektuar i kemi të shëruar 71 raste dhe 124 janë aktiv dhe dy kanë humbur bejten me COVID-in”, ka thënë Ali Topalli për Gazetën Sinjali.

-Advertisement-

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa rigoroze pas numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus në javët e fundit në vendin tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera