Lajme

Rritet numri i pacientëve që janë duke u trajtuar nga Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 18 January 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 81 pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej tyre 51 janë të konfirmuar me Covid-19, ndërsa 30 te tjërë janë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 42 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 19 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient

-Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

-Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

-Spitali i Pejës, 6 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

-Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 4 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera