Lajme

Rritet numri i operacioneve në Kirurgjinë Vaskulare në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 05 April 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në dy muajt e parë të vitit 2022, në Kirurgjinë Vaskulare në QKUK ka pasur rritje të numrit të operacioneve, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, në këtë klinikë janë kryer 102 operime të venave varikoz.

“Në këtë klinikë janë kryer 102 operime të venave varikoze, 14 endarterektomi të arteries karotide (hapja e enëve gjakut në qafë), 10 aneurizma të aortës abdominale, 25 urëzime arteriale (by pass) në gjymtyrë të poshtme dhe të sipërme dhe janë krijuar ose korrigjuar 70 fistula arteriovenoze për dializë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Po ashtu thuhet se janë bërë edhe 99 ndërhyrje kirurgjike të llojeve të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Në tre muajt e parë të vitit 2022, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK ka shënuar numër rekord të operacioneve.

“Janë realizuar, gjithashtu, 99 ndërhyrje kirurgjike të llojeve te ndryshme. Disa prej këtyre operacioneve shume komplekse dhe jo të punuara më parë, janë: lëndime të aortës descendente (aorta torakale), ruptura spontane të venës cava ( qarje të venës kryesore të barkut ) dhe aneurizma të aortës me veshka harkore (ren arcuatum)”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera