Lajme

Rritet numri i ndërmarrjeve të regjistruara, më së shumti në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 30 January 2019

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar janë regjistruar 2,401 ndërmarrje, ku vërehet një rritje për 8.5 për qind, krahasuar me tremujorin paraprak.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 561 ndërmarrje të regjistruara; prodhimi me 280 ndërmarrje të regjistruara; akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 252 ndërmarrje të regjistruara; ndërtimtaria me 244 ndërmarrje të regjistruara; aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 212 ndërmarrje të regjistruara; bujqësi, pylltari dhe peshkatari me 156 ndërmarrje të regjistruara; ndërsa aktivitetet tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 766 ndërmarrje të regjistruara; Prizreni me 212 ndërmarrje të regjistruara; Ferizaj me 188 ndërmarrje të regjistruara; Peja me 124 ndërmarrje të regjistruara; Gjilani me 109 ndërmarrje të regjistruara; ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera