Lajme

Rritet numri i gjobave për mos respektimit të masave kundër koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 15 October 2020

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1073 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti një ditë më parë një konferencë për media paralajmëroi izolimin nëse nuk respektohen masat anti COVID-19.
“Me shqetësim e pranova rastin se në markete e institucione e barnatore që u shërbehet pa maskë, kjo nuk mund të lejohet që për shkak të një papërgjegjësie të një personi ne detyrohemi të marrim masa shtrënguese të cilat na kushtojnë pastaj të gjithëve”, ka thënë Hoti. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera