Lajme

Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 24 January 2020

Hussan Osman, 25-vjeçar nga Siria, ka arritur të hyjë të premten në mëngjes në Kosovë në mënyrë ilegale nga Shqipëria.

Ai më pas është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe pas një intervistimi, është dërguar në qendrën e azilit në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë, se për të ardhur në Kosovë kishte paguar një shqiptar nga Shqipëria me 200 euro, i cili i ka treguar një rrugë ilegale malore deri në Kosovë. Osman në Shqipëri kishte qëndruar 3 ditë, derisa për të dalë nga kampi i azilit në Greqi, ku ishte strehuar paraprakisht, kishte paguar 1000 euro.

-Advertisement-

“Kam ikur nga Siria për shkak të luftës. Kam shkuar fillimisht në Turqi e pastaj në Greqi, Shqipëri dhe tani në Kosovë. Unë dua të shkoj në Zvicër, ta ndihmoj familjen dhe ta marr familjen time në Zvicër”, thotë Osman.

Më shumë se 300 persona, kryesisht nga Siria, gjatë janarit të vitit 2020, kanë hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale dhe kanë kërkuar azil. Institucionet e Kosovës thonë se kanë pranuar dhe kanë ofruar kushtet e nevojshme për të gjithë atë persona, të cilët kanë kërkuar të qëndrojnë në Kosovë.

Silueta e dy fëmijëve emigrantë në Idomeni të Greqisë, reflekton në një mur ku shkruan:“Lejoni ta kalojnë kufirin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera