Lajme

Rritet numri i aborteve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 18 July 2017

Numri i aborteve të kryera në Klinikën Obsterike Gjinekologjike në QKUK  në gjashtë mujorin e parë të këtij viti është rritur dukshëm krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit te kaluar.

61 aborte janë kryer në periudhën Janar-Qershor 2017 ndërsa 48 në periudhën e njëjtë të vitit 2016, shkruan Infokusi.com

Drejtoresha e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Myrvete Paçarada i ka thënë portalit Infokusi.com se arsyer kryesore te aborteve janë fëmijët jashtëmartesor dhe arsyet sociale

-Advertisement-

“Mos informimi, shkaqet sociale, fëmijët jashtëmartesor, mos përkrahja e familjes janë disa nga arsyet kryesore që po qojnë deri te abortet”

Ajo gjithashtu ka shtuar se shqetësues është fakti që  moshat e reja janë ato që po kryejnë më së shumti aborte, shkruan Infokusi.com

Ka edhe raste kur abortet kryhen edhe nga femrat në moshë të mitur por që në këto raste paraprakisht merret deklarata me shkrim e të dy prindërve.

Drejtoresha, Myrvete Paçarada, ka bërë thirrje sidomos te të rinjtë të vetëdijesohen që aborti nuk është zgjidhje, ata duhet zgjedhin çdo mënyrë tjetër para abortit .

“Gjithmonë duhet të punohet sidomos me rini dhe tu shpjegohet që aborti është gjeja me e keqe e mundshme dhe çdo mjet mbrojtës është më pak i dëmshëm se aborti. Aborti është metodë shumë e dëmshme dhe te praktikohet vetëm në ato raste kur nuk ka më zgjedhje tjetër”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera