Lajme

Rritet niveli i sigurisë/ Policia i ofron veturë të blinduar kryeparlamentares Osmani

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 29 October 2020

Institucionet kosovare të sigurisë ka disa ditë që i kanë rritur nivelin e sigurisë për kryeparlametaren e Kosovës, Vjosa Osmani, bëjnë të ditur burimet e portalit “Front Online”.

Sipas këtyre të fundit, ka disa ditë që kryetares së Kuvendit i është ofruar një veturë e blinduar, pasi që deri më tani nuk e ka pasur në dispozicion një të tillë, ndonëse nuk japin detaje se për çfarë arsye e kanë ndërmarrë një veprim të tillë.

Portali “Front Online” i ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës për t’i pyetur nëse për kryeparlamentaren Osmani është rritur shkalla e sigurisë, por ata as nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë pohuar një informacion të tillë, duke u përgjigjur në mënyrë të përgjithësuar në këtë pyetje.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës ofron siguri komfor procedurave që parashihen për siguri të personaliteteve”, thuhet në përgjigjen e Policisë për portalin “Front Online”.

Përndryshe, automjet të blinduar, sipas burimeve të portalit, ka në dispozicion presidenti i Republikës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera