Lajme

Rritet në 6 euro çmimi i biletës së autobusit Gjakovë – Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 24 March 2026

Çmimi i biletës për linjën e autobusëve Gjakovë–Prishtinë ka shënuar rritje, duke arritur në 6 euro.

Kjo rritje vjen si pasojë e ngritjes së çmimit të naftës, që ka ndikuar drejtpërdrejt në koston e transportit. Deri më tani, qytetarët paguanin 5 euro për këtë linjë, ndërsa nga sot çmimi është rritur për 1 euro.

Ndërkohë, rritje të çmimeve të biletave janë regjistruar edhe në linja të tjera urbane dhe ndërurbane.

-Advertisement-

Në linjën Vushtrri–Prishtinë, çmimi është rritur nga 1 euro në 1.50 euro, ndërsa në linjën Mitrovicë–Prishtinë nga 1.50 euro në 2 euro.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy