Rritet me mbi 10% numri i të prekurve me kancer në krahasim me vitin e kaluar
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 30 March 2024
Treqindenjëzet raste të reja me kancer janë shënuar gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi.
Ai thotë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur për mbi 10 për qind. Derisa kanceri i gjirit vazhdon të dominojë te gratë, te burrat është ai i mushkërive.
“Në vitin 2024, për janar-shkurt, në Klinikën e Onkologjisë janë regjistruar 320 pacientë me kancer të llojeve të ndryshme. Dominon prapë si vitin e kaluar kanceri i gjirit dhe këtu shënojmë një numër më të madh se viteve paraprake, dhe njëjtë te meshkujt dominon kanceri i mushkërive, kurse menjëherë pas këtyre dy grupeve janë tumoret e zorrës së trashë dhe tumoret malinjë të organeve gjenitale të femrave”.
“Mosha akoma dominon mbi 50 vjet, pra numri më i madh i pacientëve është mbi moshën 50 vjeçare, por ajo që është problematike në Kosovë dhe vazhdon të mbetet është se kemi raste ndër moshën 50 vjeçare ku sëmundja është në stade të avancuara dhe kur pacientët lajmërohen vonë për me marrë trajtimin adekuat”, thotë Kurtishi.
Për drejtorin e Onkologjisë, shqetësues mbetet fakti që mbi 50 për qind e rasteve me kancer që lajmërohen në klinikë për herë të parë, janë në stade të avancuara të sëmundjes.
“Me thënë të drejtën, pasi që sot me kancer të gjirit ne i identifikojmë dhe i kemi identifikuar vitin 2023 rreth 50 për qind të rasteve në stadin e parë dhe të dytë, dhe kjo falë një përkushtimi të madh edhe të stafit të Onkologjisë por edhe të shoqatave joqeveritare që merren me preventim dhe ngritjen e vetëdijes e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit të cilët kanë sensibilizuar në masë të madhe femrat në Kosovë dhe kanë sensibilizuar në bërjen e mamografive dhe ,ultrazërit sidomos te femrat pas moshës 40 vjeçare, por kjo nuk mjafton, duhet të bëhet edhe më shumë dhe shpresojmë se këtë vit ose vitin tjetër nëse fillohet me programet nacionale të skeningut, ne mund të i gjejmë sëmundjet e gjirit dhe sëmundjet e tjera të cilat do të jenë në skrining stade shumë më të hershme kur mjekimi do të jetë shumë i mirë”, deklaroi Kurtishi.
Duke folur për punët që po bëhen në renovimin e Klinikës së Onkologjisë, ai ka treguar se në fillim të muajit maj pritet që të përfundojë gjithçka. Ndër të tjera, ai tha se do të ketë zgjerim të kapaciteteve, duke përfshirë dyfishimin e numrit të shtretërve.
“Sipas punëkryesit, ai gati është në përfundim të punëve të veta në afat rekord, afat më të shpejtë se sa është planifikuar dhe klinika sipas MSh-së dhe ShSKUK-së, pra sipas udhëheqësve të projektit, do të jetë gati në fillim të muajit maj dhe jemi në procedura të furnizimit të klinikës ose pajisjes me inventar ose pjesë tjera përcjellëse dhe mendoj që sapo të sillen këto pajisje, këto pjesë përbërëse të klinikës ose inventar, do jetë një klinikë shumë e mirë me hapësira të reja dhe ne kemi dyfishuar kapacitetet e klinikës, pra nga 45 shtretër do të kemi rreth 100 shtretër në të cilët pacientët do të marrin shërbime onkologjike gjatë 24 orëve dhe kjo do ta lehtësojë shumë punën sidomos stafit të Klinikës së Onkologjisë, por në të njëjtën kohë më e përshtatshme për marrjen e terapisë edhe për pacientët”, u shpreh drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi.
Të tjera
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...