Lajme

Rritet interesimi i mërgimtarëve për të votuar

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 24 May 2017

Numri i të interesuarve për të votuar nga diaspora është rritur për katër herë në këto zgjedhje në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Kështu ka thënë Fjolla Vukshinaj nga OJQ “Germin”, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Vukshinaj nga OJQ “Germin”, ka thënë se numri i madh i mërgimtarëve që jetojnë në vendet perëndimore dhe kontributi që ata japin për Kosovë u jep të drejt atyre t’i gëzojnë këto të drejta duke përfshirë edhe votimin.

-Advertisement-

“Të dhënat tregojnë se rreth 300 mijë kosovarë kanë të drejt vote. Kurse llogaritet se janë rreth 800 mijë qytetarë të Kosovë që jetojnë në vendet e ndryshme, me përjashtim të Turqisë. 10 mijë aplikues nga diaspora janë regjistruar për të votuar për këto zgjedhje”, ka thënë ajo.

Sipas saj rritja e interesimit për të votuar nga diaspora është i madh. “Ka mbushje të inboxave në e-mail dhe për këtë ne kemi bërë kërkesë në KQZ që të shtyhet afati për tu regjistruar për të votuar. Kemi kërkuar nga KQZ-ja të pastrojë inboxa-t, ose të shtyjë afatin”, ka thënë ajo.

Sipas saj do të ishte mirë që zgjedhjet të mbahen gjatë verë, pasi që do të ishte mundësi më e madhe për të votuar ata. “Diaspora iu ka mohuar e drejta e votës, për shkak të proceseve burokratike”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera