Lajme

Rritet indeksi i kostos së ndërtimit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 10 September 2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e kostos së ndërtimit” (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2018.

Sipas këtij raporti, Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 1.7% në tremujorin e dytë (TM2 2018), krahasuar me TM1 2018. Ngritje më të mëdha kishin kategoritë: energjia (3.1%) dhe materialet (2.3%). Kurse, ngritja te kategoria e materialeve u vërejt te materialet ndërtimore (2.5 %) dhe materialet hidro-sanitare (2.2%).

Krahasuar TM2 2018 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak ,TM2 2017, Indeksi i kostos së ndërtimit kishte ngritje për 2.1%. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt të kategoria materialet (3.2%) dhe kostot e tjera (0.7%). Ndërsa, kategoritë që kishin rënie ishin makineritë (-2.2%) dhe energjia (-1.5%).

-Advertisement-

Për më shumë informata, lidhur me Indeksin e Kostos të Ndërtimit për TM2 2018, vizitoni:

http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera