Lajme

Rritet importi i mallrave në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 26 March 2024

Për muajt janar-shkurt 2024 në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, sipas Doganës së Kosovës, importi i mallrave ka shënuar rritje prej 15%. Njohës të fushës së ekonomisë konsiderojnë se kjo rritje e importit është shqetësuese. Sipas tyre, me import të mallrave, Kosova po importon edhe çmime.

Niveli i lartë e importit të mallrave vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, është dëshmi për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova, duke u varur nga prodhimet e huaja.

“Deri më tani importi për periudhën janar-shkurt 2024 është 848 milionë euro e që krahasuar me vitin e kaluar në periudhën e njejtë paraqet një rritje prej 15%. Vendet prej të cilave importon Kosova më së shumti mallra janë: Turqia, Gjermania, Kina, Greqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Italia”, thuhet në përgjigjen e Doganës.

-Advertisement-

Kjo situatë shihet shqetësuese nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Drejtoresha, Zana Beqiri, konsideron se Kosova duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme për sa më shumë prodhim vendës.

“Numri kaq i madh i importit i materialeve të gatshmë siç janë produktet e ndryshme ushqimore të cilat mund të prodhohen në Kosovë, atëhere ne e shohim si mkaft problematike sepse kjo do të thotë që prodhimet tona në vend nuk janë aq të kërkuara apo nuk janë me çmim për konsumatorin në Kosovë dhë për këtë arsye kemi numër kaq të madh të importit”, tha Beqiri për rtv21.

Ekonomisti Mustafë Kadriaj, fajëson Qeverinë Kurti për premtime të pa papërmbushura për rritjen e prodhimit vendës.

“Në momentin që je i atakuar nga importi je edhe nga çmimet që t’i dikton importi sepse rritet diçka në nivel rajonal e pësojmë edhe ne që me këtë ngritje të inflacionit çdo ditë e më shumë po rëndohet jeta e qytetarit dhe si rrjedhim i kësaj gjendje për fat jo të mirë gatishmëria e qytetarit është të largohet”, tha Kadriaj për rtv21.

Sipas Doganës, Kosova importon më së shumti naftë, vetura, produkte ushiqimore dhe materal ndërtimi. Kësisoj, vlera e mallrave të importuara gjatë vitit 2023 ishte 5.8 miliardë euro

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera