Lajme

Rritet eksporti i prodhimeve kosovare

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 06 March 2019

Institucionet e Kosovës po vazhdojnë punën që të ketë sa më shumë lehtësira për bizneset e Kosovës.

Këshilltari i ministrit të financave Lulzim Rafuna,  tha se do të vazhdojë mbështetje e Qeverisë së Kosovës për sektorin privat.

“Ne kemi hapur pikën doganore në Durrës dhe kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për bizneset kosovare”, tha ai.

-Advertisement-

Sipas tij edhe pse së fundi është hapur kjo pikë doganore, po vërehet se ka interesim.

“Qëllimi i pikës doganore është që të ulet kostoja për bizneset”, u shpreh Rafuna.

Këshilltari i ministrit të financave Lulzim Rafuna,   tha se ka rritje të eksporteve të Kosovës.

“Është rritur dhe prodhimi në bujqësi, ku kemi eksport, po ashtu edhe ka eksport të mobileve, po ashtu edhe të tekstilit”, tha ia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera