Rajoni dhe Bota

Rritet çmimi i naftës në Iran, së paku 12 persona vriten në protesta

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 18 November 2019

Të paktën 12 perosna janë vrarë në Iran, që kur kanë filluar protestat kundër ngritjes së çmimit të naftës, tre ditë më parë.

Këtë shifër të përsonave të vdekur e dhanë zyrtarët e shtetit, mirëpo mendohet që numri është shumë më i madh, shkruan gazeta inFokus.

Situata nëpër rrugë është ende e paqartë, pasi edhe interneti është ndalë në tëërë vendin.

-Advertisement-

Mirëpo, raportohet se protestat nuk janë ndalur në shumë qytete.

Megjithatë, qeveria iraniane, kanë thënë që e hëna ka qenë paksa më e qetë.

Ndërsa, ministria e punëve të jashtme e këtij vendi e kanë akuzuar Amerikën se po përkrah protestuesit, pasi sekretari i shtetit Mike Popmeu ka bërë një shkrim në tëitter “Shtetet e Bashkuara janë me ju”, pasi Shtëpia e Bardhë ka dënuar përdrimin e forcës së tepruar ndaj protestuesve, shkruan gazeta inFokus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi e ka quajtur Pompeon si hipokrit, pasi sipas tij ekonomia iraniane është gjymtuar nga sanksionet e lëshuara nga TRUMP.

Protestat shpërthyen të premten pasi qeveria lajmëroi që çmimi i naftës do të ngritët për 50 përqind e të bëhet 41 cent, ndërsa qytetarët do të mund të blejnë veç 60 litra çdo muaj derisa çmimi të bëhet 81 cent./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera