Rritet çmimi i miellit në Kosovë, pritet edhe ai i bukës
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 14 October 2021
Shumica e furrave në Kosovë kanë filluar rritjen e çmimit të bukës, si pasojë e rritjes së çmimit të miellit.
Një kilogram miell në vend aktualisht kushton rreth 40 cent, nga 28 cent sa ishte më parë.
Kryetari i Shoqatës së Mullistëve në Kosovë, Bashkim Zejnullahu përmes një përgjigje për Buletinin Ekonomik ka thënë se rritja e çmimit të miellit do të vazhdojë akoma.
Sipas tij çmimi i miellit në vend është rritur për 100 euro për ton, mirëpo pritet të ketë edhe rritje më të madhe.
“Çmimet e miellit janë shtrenjtuar pak, diku 29 cent ka qenë kg i miellit tash është rreth 40 cent, ndërkaq për 100 euro është rritur për 1 ton miell”, ka thënë Zejnullahu.
Krahas kësaj ai gjithashtu ka thënë se arsyeje kryesore të shtrenjtimit të çmimit të miellit janë ngritjet e çmimit të grurit në berzën e tregut botëror, sasia e vogël e prodhimit, si dhe kërkesa e madhe për blerje.
Ndërkaq pronarët e disa furrave në kryeqytet në kushte anonimiteti kanë thënë se çmimet e bukës nuk janë rritur, mirëpo do të rritën pasi që ka pasur rritje në çmimet e furnizimit.
“Shumica e furrave në vend kanë filluar të rrisin çmimet e bukës, mirëpo ne akoma vazhdojmë me çmimet e njejta siç kanë qenë më herët, edhe pse në një të ardhme të afërt edhe ne do të vazhdojmë të aplikojmë në çmime më të larta pasiqë ëshë rritur shumë çmimi i furnizimit të miellit”, ka thënë pronari i një furre në Prishtinë./Buletini Ekonomik/
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga...
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...
-
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor
Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evro...
-
Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë sh...
-
Tenderi i dyshimtë 2 milionësh i Përparim Ramës për Prishtina Parking
Një tender i komunës së Prishtinës në vlerë mbi 2.5 milionë duket se ka ngjal...
-
Lajçak nga shtatori me post të ri
Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të ...
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...
-
Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët ...
-
“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva
Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komuna...